Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Merdar një të dyshuar për kontrabandë me njerëz.
Sipas Policisë gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë hasur tre persona, shtetas të Kosovës, të cilëve i dyshuari u kishte premtuar se do t’i dërgonte në shtetet e BE-së dhe për këtë qëllim dyshohet se ua kishte marrë nga 2500-3500 euro.
Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme 5885 euro.
Me vendim të prokurorit, viktimat pas intervistimit janë liruar, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/