Aktuale

Kontesti pronësor cenon sigurinë e banorëve

Në dhomat e objektit të boshatisur të ish-hotel “Karagaqi”, kanë filluar të strehohen familje lypsarësh.

Nga jashtë shihen disa dritare të mbyllura me batanije. Para hyrjes dy gra me disa fëmijë rrinë ulur, shkruan sot Koha Ditore.

Njëra prej tyre, Sevdije B., thotë se është nga Mali i Zi dhe sipas saj që një javë është strehuar në njërën nga dhomat me burrin dhe tre fëmijët e saj.

Deri tash ajo thotë se ka banuar në një shtëpi në lagjen “7 Shtatori”, në pjesën e quajtur “Mahalla e Batës”.

E meqenëse, siç tha ajo nuk kanë pasur ku tjetër të rrinë, kanë vendosur të banojnë tash në “hotel”.