Ansambli i muzikës bashkëkohore në kuadër të Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë (SOKOM) “KonTempora” me një koncert e hapi Festivalin ballkanik të arteve bashkëkohore në Tiranë.
Festivali i cili do të zhvillohet deri më 4 nëntor është në organizim të Lidhjes së kompozitorëve të Shqipërisë.
Siç kumtoi SOKOM, artistët nga Maqedonia Katerina Baçevska në flaut, Igor Ivanov në klarinet dhe Maria Vërshkova në piano, kanë interpretuar vepra të kompozitorëve të Maqedonisë Kollarovska, Andovska, Dimushevska, Lumani, Simonovska, si dhe vepra të kompozitorëve të Shqipërisë.
Ky koncert, siç theksojnë, realizohet në suazat e bashkëpunimit të mirë tradicional midis Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë dhe Lidhjes së Kompozitorëve të Shqipërisë.