Shëndetësi

Konsumimi i tepërt i vajit të peshkut, shkakton këtë sëmundje

Vaji i peshkut njihet për përfitimet e shumta shëndetësore. Por kërkimet e reja tregojnë se konsumimi afatgjatë i vajit të peshkut ose vajit të lulediellit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore më vonë në jetë.

Duke studiuar minjtë, studiuesit zbuluan se futja e përjetshme e vajit të lulediellit ose vajit të peshkut çoi në ndryshime në mëlçi, transmeton Indeksonline.

Studiuesit thonë se përdorimi i përjetshëm i vajit të peshkut ose vajit të lulediellit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore në jetën e mëvonshme.

Natyrisht se vaji i peshkut ka efekte pozitive për shëndetin e përgjithshëm mirëpo përdorimi i tij i shpeshtë ose gjatë tërë jetës duhet që të rishikohet sepse efektet e tij në mëlçi po dalin të jenë jo të mira, në bazë të studimeve të reja