Kush nuk përdor peshk gjatë shtatzënisë ka 53% më shumë mundësi që të ketë nivele të larta të ankthit në muajin e tetë krahasuar me atë që ha rregullisht, transmeton “Zeri.info”.
Edhe kush është vegjetarian është 25% më i rrezikuar gjatë shtatzënisë nëse nuk konsumon ushqime me bazë omega 3 që ndodhet tek peshku. Nënat që e konsumojnë ndërkohë kanë 23% më pak rrezik.
Nutricionistët i kanë zhvilluar studimet duke u bazuar tek nivelet e stresit, duke përfshirë edhe faktorë si: duhani, konsumi i alkoolit dhe problemet familjare. Ekziston një lidhje mes mënyrës së ushqimit dhe ankthit tek nënat e ardhshme. Peshku kontribuon në uljen e nivelit të ankthit dhe i bën mirë edhe foshnjës, sepse stresi i nënës mund të çojë në lindje të parakohshme ose në fëmijë nën peshë me probleme shikimi ose zhvillimi të trurit