Nehat Thaçit, i cili ka marrë drejtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës para pak ditësh, po i rrezikohet pozita.
Kjo si rrjedhojë e shumë ankesave dhe parregullsive që e kanë përcjell konkursin dhe zgjedhjen e drejtorit të burgjeve.
Ndonëse Thaçi është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës në muajin prill, ky konkurs mund edhe të anulohet në tërësi si rrjedhojë e pikërisht e parregullsive.
Në një dokument që ka siguruar GazetaBlic, shihet se Këshilli Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i ka dhënë edhe 30 ditë afat një ankesë rreth këtij konkursi, për ta shqyrtuar atë në detaje, pikërisht për shkak të parregullsive.
Në vendimin e Këshillit thuhet se lënda është specifike andaj duhet kohë e mjaftueshme për të shqyrtuar të gjitha elementet e lëndës.
Ankesa është paraqitur në Këshill nga ankuesi Muamer Bikliqi.
“Këshilli Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në mbledhjen e fundit të mbajtur me 7 maj ka vendosur që ti jap edhe 30 ditë afat shqyrtimit të ankesës së Muamer Bikliqit, i cili ka dërguar në këtë komision ankesë për
Pas kërkesës së datës 07.05.2018 të kryetarit të Kolegjit për shqyrtimin e ankesave lidhur me vazhdimin edhe për 30 ditë tjera të afatit për vendosje të ankesës,
Këshilli në takimin e tij ka shqyrtuar këtë kërkesë dhe ka marrë vendim për zgjatjen e afatit edhe për 30 ditë për të vendosur lidhur me kërkesën e ankuesit Muamar Bikliqi.
Duke pasur parasysh arsyetimin e kryetarit të Kolegjit që lënda është specifike, vendimi është marrë në mënyrë që të vendoset meritorisht për ankesën dhe të ketë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e të gjitha shkresave të lëndës.”thuhet në vendimin e këtij Këshilli.