ShowBiz

Konkurencë mes motrave, Luana Vjollca xheloze për dashurinë që i falin Marinës (Foto)

Marina Vjollca sot ka ditëlindjen dhe njerëzit e saj më të dashur i kanë kushtuar urimet më speciale të mundshme.
Pas dashurisë së madhe e të pakufi që i tregoi partneri i saj, Getoar Selimi dhe motra gjithashtu i ka dedikuar një urim shumë të veçantë.

Përveç dashurisë në postimin e saj nuk mungoi dhe humori.

‘Atehere kur kenduam tek ky festivali femijeve nuk pranoja kurresesi pa ty. Edhe sot kur jemi bashke ne skene jam me e plotesuara, me e lumtura!

Gezuar Ditelindjen Gjysma Ime!! @marina_vjollca

Njerezit te njohin e te duan shume e per kete gezoj pa mase (edhe pse jam pak xheloze qe femrat te duan ty me shume se mua)

Por une e di sa shume akoma ke per ti dhuruar publikut tend ndaj mezi po pres te shoh gjithe shkelqimin tend. Te Dua’-ka shkruar Luana krahas fotos së tyre nga fëmijëria.

Kjo puna e xhelozisë mes motrave me siguri është shaka. / Gazeta Express/