Aktuale

Konjufca: VV po e shqyrton mundësinë për partner në qeverisje

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, në një prononcim të shkurtër për media, ka thënë se partia e tij po e shqyrton mundësinë se kush do të mundë të ishte bashkëpunëtori më i mirë për qeverisje.

“Po e shqyrtojmë mundësinë se cili do të ishte për neve bashkëpunëtori më i mirë për qeverisjen e ardhshme”, tha Konjufca.

Rrëzimi i Qeverisë nuk është kurrfarë kurthi, ai është interes i qytetarëve të Kosovës, tha Konjufca i pyetur nëse kanë rënë pre e ndonjë agjende të PDK-së. /Gazeta Express