Aktuale

Konjufca tregon pse VV nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit dështoi ta mbajë mbledhjen e paraparë për sot, në të cilën ndër të tjera në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës për procedimin e Projektligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kjo mbledhje ka dështuar për shkak se nuk kishte kuorum. Aty nuk morrën pjesë përfaqësuesit e minoritetit serb, ata të 6+, si dhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Periskopi ka kontakutar me shefin e Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Glauk Konjufca, i cili ka treguar arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në këtë mbledhje.

“Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Aida Dërguti, është në Strasburg ku po mbahen punimet e Grupit të Parlamentit Evropian me delegacionin e Kosovës për MSA-në. Ndërsa unë nuk morra pjesë sepse jam vetëm shef i Grupit dhe nuk përbëj kuorum”, ka thënë Konjufca për Periskopin.