Aktuale

Konjufca takohet me Fajon, flasin për Demarkacionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, me kërkesën e Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, u takuan sot në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Gjatë takimit  Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Veëvendosje në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ri-procedimin e marrëveshjes aktuale e cila është kontestuar si nga ana juridike dhe nga ajo faktike, nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm./Indeksonline/