Deputeti i Vetëvendosjes, Gauk Konjufca ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, se pushteti ka lobuar këto ditë te qytetarët, duke njollosur Vetëvendosjen dhe duke thënë se të dalësh në protestë, është sikur të shkosh në luftë.
Ajo çka ka bërë policia këto ditë është ajo që Vetëvendosjes po i ndodh tash e sa vjet.
“Ne si VV jemi mësuar me ketë frikësim terrorizues të popullit që po ia bënë Qeveria, përmes kësaj propagande të pashembullt. Të thuhet se fajtore për këto ngjarje është një subjekt politik, kjo e fut Kosovën në një rrugë qorre. Përgjegjësinë duhet ta merr qeveria dhe mediat policore që i menaxhon qeveria. Klani mafioz pronto e Adem Grabovci me shok që i kanë vendosur njerëzit edhe brenda policisë, aty ku duhet të hetohet krimi. Këta njerëz shpifin dhe dalin me dy fotografi të motorave dhe dy tri armë. …..Katër ditë para mbajtjes së seancës ku do të votohet demarkacioni, që t’ia jepni një njollosje VV, t’i frikësojmë që të mos del populli në demonstratë. Këtë atmosferë e keni krijuar ju duke u thënë qytetari se me dal në protestë është si me dal në luftë”, tha ai.