Aktuale

Konjufca: Mungesa e Qeverisë Haradinaj tregon shpërfilljen e tyre totale ndaj Kuvendit

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, në fjalën e tij ka thënë se mungesa e Qeverisë Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme tregon se po e shpërfillë Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, shprehur me terma mjekësor, PDK-ja është sikur njëfarë virusi ndaj të cilës, imunitetin e nevojshëm ka treguar se e ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne jemi mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme ku ta debatojmë programin dhe platformën qeverisëse të qeverisë Haradinaj, por ajo që nuk po e shohim këtu është Qeveria Haradinaj. Ky është shembulli që ata po e japin në ditën e parë të punës së tyre… Po na tregojnë se qeverisjen e tyre do ta mbështesin mbi shpërfilljen totale të Kuvendit të Republikës të Kosovës… Ne do të kërkojmë që kjo seancë e jashtëzakonshme në të cilën nuk po shfaqet Qeveria e Kosovës të vazhdojë. Do të ishte mirë që pas dy ditësh të vazhdojë kjo, që qeveria të shfaqej dhe ta mbrojë atë me të cilën janë prezantuar para popullit të Kosovës, çfarë do të bëjnë për arsimin, çka do të bëjnë për shëndetësinë, si do t’i qasen shëndetësisë, çfarë reforma parashohin në drejtësi. Të gjitha këto t’i mbrojnë këtu ku është vendi”, tha ai.

Konjufca ka deklaruar se pushteti në Kosovë ka një konstante që është PDK-ja nd[rsa variablat e saj sipas tij kanë qenë LDK-ja, AKR-ja ndërsa tash së fundmi i është bashkangjitur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./kp/