Debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, dhe atij të LDK-së, Armend Zemaj.
“Nëse ankohen për Hashim Thaçin ata duhet të kqyren së pari në pasqyrë, secili që ja ka dhanë votën, nuk ka cka të ankohet më për të .PDK-ja koka e keqe kur nuk koka me neve në pushtet a koka e mirë kur është në koalicion me neve, ky qenka vlerësimi i LDK-së” tha Konjufca duke iu drejtuar Zemajt.
I menjëhershëm ishte reagimi i Armend Zemajt.
“Ajo cka e dokumenton fjalimin tim janë edhe takimet e sotme në Tiranën socialiste, kjo i dokumenton edhe veprimet e ardhshme” u përgjigj Zemaj duke iu referuar takimit të sotëm të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, atij të Nismës, Fatmir Limaj, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Tiranë./Lajmi.net/