Aktuale

Konjufca komenton takimin Thaçi-Mustafa, tregon a po lëkundet bashkëpunimi VV-LDK

Takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit Isa Mustafa, në shtëpinë e këtij të fundit, duket se nuk po i bënë fortë përshtypje Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo për faktin se kjo parti nuk beson se një takim mes Thaçit e Mustafës do ta lëkundëpërcaktimin për një qeverisje të përbashkët LDK-VV.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë për FaktePlus, se nuk mund të flas nëse Thaçi do ta kthente apo ajo LDK-në kah koalicioni qeverisës, sepse kjo është përcaktim i LDK-së. Mirëpo, sipas tij, nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë pasojat do t’i marr secili subjekt.

“Jo, nuk kisha folur me këto terma paternalist, a e merr apo s’e merr. Është çështje e përcaktimit të LDK-së. Pastaj pasojat, konsekuencat dhe përgjegjësinë e mbajnë subjektet politike varësisht veprimit. Por, unë nuk mendoj që një vizitë e Hashim Thaçit tek Isa Mustafa e lekundë përcaktimin e LDK-së dhe Vetëvendosjes për një qeverisje të përbashkët, për çka me së shumti ka nevojë Kosova tash”, tha Konjufca, raporton FaktePlus.

Përveç njoftimit se takimi ka ndodhur mes Thaçit e Mustafës, asnjë detaj tjetër nuk dihet, pasi as presidenca e as LDK nuk kanë dhënë hollësi për takimin.

E, Konjufca e sheh të natyrshëm këtë takim, pasi Mustafa kundërshtimin e tij politik ndaj PDK-së nuk e ka quar deri në atë shkallë që as të mos i takojë. Mirëpo, ka thënë se ndryshe do të ndodhte me VV-në, pasi kreu i shtetit nuk ka shanse të shkojë për takim në VV.

“E para nuk e di çka është four në atë takim, kështu që jam i rezevuar të flas për përmbajtjen e takimit. Kurse sa i përket anës formale të takimit, Mustafa ka thënë që nuk e ka kundërshtimin politik me PDK-në deri në mos takim, ai ka thënë se është i hapur për takime, pikërisht edhe takimi ka ndodhur. Nuk është e njëjta me LVV-në, sepse Hashim Thaçi nuk do të kishte pasur shanse të vinte në LVV, për çfarëdo takimi, ai e ka derën e mbyllur tek ne, ai shkon tek ata që e ka derën e hapur”, ka theksuar Konjufca për FaktePlus.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kohëve të fundit kanë intensifikuar takimet për të bashkëpunuar në kundërshtimin e veprimeve të koalicionit qeveritar, e po ashtu edhe për një bashkëpunim të mundshëm në qeverisje pas zgjedhjeve të ardhshme. /FaktePlus/.