Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar që në seancën e sotme të vendoset që të zhvillojmë debat politike këtu në mënyrë që cdo deputet të shpreh mendimin për situatën e krijuar në vend.
Sipas tij, kjo seancë është ajo e 3 gushtit e thirrur nga koalicioni PAN, respektivisht presidenti Thaçi.
Konjufca theksoi se PAN po e bojkotojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvend. E sipas tij, kjo po ndodhë për shkak se nuk i kanë numrat.
Konjufca tha se qytetarët do t’i zvogëlojnë këto parti të mbrapshta. Sipas tij, një gjë është e sigurt, Qeveria e Kosovës ose do t’i ketë 81 vota me në krye VV ose do t’i ketë 59 vota me në krye PDK-në.
Sipas Konjufcës, një Qeveri e ardhshme pa PDK-në në vendimmarrje do të ua mundësonte atyre që t’i qitnin sheshit të bëmat e këqija ndaj vendit.
Konjufca tha se nëse PAN nuk ka kandidat tjetër pos Veselit le të vijnë dhe ta qesin në votim dhe ata do të marrin pjesë në votim.
Ai tha se ata propozojnë që kjo seancë t’ua zë vendin tryezave të cilat po i kërkon PAN-i. Konjufca tha se duhet të flasin të gjithë./KosovaPress/