Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinajn për mos pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri tri javë më parë doli para gazetarëve dhe tha se nuk merr pjesë në një seancë ku të pranishëm janë vetëm 31 deputetë. Haradinaj harroi se ishte pjesë e opozitës në legjislaturës së kaluar kur na injoronte Isa Mustafa”, ka thënë Konjufca.
Ai e ka pyetur kryeministrin Haradinaj se a e din ai që me Kushtetutën e Kosovës mjafton që gjashtë deputetë kur të thërrasin interpelancë ai duhet të vizatohet në Kuvend.
Konjufca ka folur edhe për programin e qeverisë Haradinaj duke e kritikuar atë që në thelb.