Aktuale

Konjufca godet Molliqajn: Ti ke qenë më radikal se Albin Kurti! Ja pse po largohesh nga VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca  në emisionin “Rubikon” të KTV-së i ka thënë Molliqajt se ka qenë njeriu më radikal në parti.

“Nëse Albin Kurti ka qenë radikal, atëherë ti ke qenë të paktën nja 5 për qind më radikal se sa z. Kurti”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, tre janë vendimmarrësit kryesor në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Dardan Molliqaj, Albin Kurti e Visar Ymeri janë njerëzit kryesor që kanë marrë vendime në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se para një viti Dardan Molliqaj ka ardhur deri tek një projekt i tij.

“Projekti i tij është që të dalë nga Vetëvendosje”, tha ai.