Aktuale

Konjufca: Është rritur numri i deputetëve të pozitës që e kundërshtojnë Demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se koalicionin qeverisës nuk e ka sjellë Demarkacionin me Malin e Zi për shkak se nuk i ka pasur votat.

“Fakti se Qeveria nuk e ka proceduar Demarkacionin tregon se ekziston një masë kritike e deputetëve nga pozita që tashmë janë të bindur që ky version i Demarkacionit është një version i gabueshëm, numrat e opozitës nuk e kanë ndalur deri tash Demarkacionin, kontribut kanë dhënë qytetarët duke filluar nga fundi i vitit 2015 deri tek protestat e fundit”.

“Opozita edhe me rezistencën e vet ia ka dhënë një goditje Demarkacionit, por deputetët nga koalicioni qeverisës kanë pamundësuar”, ka thënë Konjufca në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë poashtu se është rritur numri i deputetëve të pozitës që e kundërshtojnë Demarkacionin.

“Ne kemi vërejtur që numri i deputetëve të pozitës që e kundërshtojnë Demarkacionin është rritur, sot pritet prej 15 deri 20 deputetë të koalicionit qeverisë të cilët janë kundër, ne inkurajojmë që ky numër të rritet edhe më shumë”.