Aktuale

Konjufca: E keni votën nëse doni ta zhbëni Gjykatën Speciale

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, thotë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të gatshëm të votojnë pro ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

Megjithatë, ai tha se  Gjykata Speciale është amendament kushtetues dhe si i tillë  nuk zhbëhet pa votat e  deputetëve të Listës Serbe.

Ai ka rikujtuar se janë deputetët e Kosovës ata që kanë votuar ligjin për Gjykatën  Speciale, ndërsa sot po kërkojnë ndryshimin e këtij ligji.

“E keni votën tonë n momentin që doni ta zhbëni Gjykatën Speciale”, tha Konjufca./KosovaPress/