Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk ka hezituar t’i kritikojë ish-bashkëpartiakët nga PSD-ja.
Ndonëse deputeti Visar Ymeri nga PSD-ja kërkoi nga opozita ta mbështesin kërkesën e tij që dialogu të jetë temë debati sot në Kuvend, deputeti i VV-së, Konjufca e kishte një kritikë për ta.
“E kam një kritikë për PSD-në të cilën nuk kam qare pa e thënë. Ndonëse votat do t’ua japim, dhe kjo është hera e fundit që do t’ua japim votat pasi ta shajmë opozitën. Kështu nuk mblidhen votat duke e sharë opozitën. Një ditë më parë të shajmë e tani vijnë në Kuvend dhe thonë hajdeni na ndihmoni se është një çështje shumë e rëndësishme”, ka thënë Konjufca.
“Pra votat do t’ua japim, por kjo është hera e fundit që ua japim votat pasi folin palidhje”, përfunduar ai./FaktePlus/