Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë akuzuar Qeverinë dhe pushtetin për dëbimin e aktivistëve të tyre, me shtetësi të Shqipërisë që hyjnë në Kosovë.
Në një konferencë për media, Konjufca tha se padrejtësisht kanë dënuar dhe nuk kanë lejuar Denjona Mihalin, Bojken Abazin dhe Arbër Zaimin që të hyjnë në Kosovë.
Sipas tyre, këta individë janë përjashtuar vetëm pse janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje./KP