Aktuale

Konjufca ankohet për vonimin e seancës: Keni bërë Pazar prandaj u vonuat

Deputeti i VV’së Glauk Kojufca ka reaguar për vonesën e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Thotë se e kupton kur njerëzit vonohen por nuk e kupton kur dikush vonohet dy orë pa arsye.

“Jemi vonuar për shkak të buxhetit. Negociatat e juaja kanë nisur në mëngjes për ta kryer aksham pazarin për buxhetin e Kosovës. Ju buxhetin nuk e konceptoni si mjet Këtë buxhet e shihni si plaçke për ta ndarë në hise”, ka thënë ai.