Rajon & Botë

Kongresi certifikoi zgjedhjen e Trumpit president

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve amerikane, Kongresi certifikoi sot zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht trazirave të krijuara nga të zgjedhurit demokratë.

Zëvendëspresidenti në ikje, Joe Biden, që është gjithashtu edhe president i Senatit, drejtoi sot një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit për të përfshirë të gjithë numrin e votuesve të mëdhenj të marrë nga Donald Trump (304) dhe rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton (227).

Trump do të bëjë betimin si president më 20 janar.