Dy persona kanë marrë lëndime nga konflikti me thikë që ndodhi në qendër të Deçanit. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, këto informata për Gazetën Express i ka bërë të ditura zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj.
“Dy persona të lënduar, janë nisur për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Dyshohet se u përdor një mjet i mprehtë”, tha Ibraj nëpërmjet telefonit për Express.
Express ka raportuar për këtë therje e cila po dyshohet se ndodhi mes nxënësve.