Dhjetëra familje kanë lënë pjesën e rrethuar lindore të Aleppos, përmes një korridori humanitar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Sana.
Një numër rebelësh i janë dorëzuar qeverisë, transmeton KosovaPress.
Rusia, një aleat i qeverisë siriane ka njoftuar të enjten se janë hapur katër korridore për civilët dhe rebelët.
Ky vendim është përshendetur nga OKB-ja, ShBA-të dhe disa organizata humanitare./KosovaPress/