Aktuale

Konflikt në mes përfaqësuesve politik në Librazhd

Policia e Shqipërisë thotë se komisaratin e Policisë Librazhd është paraqitur V.B, 35 vjeçe, përfaqësuese e një subjekti politik e cila ka bërë kallëzim se në ambientet e KZAZ-së është konfliktuar me anëtarin e KZAZ-së shtetasin I.B., 32 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik.

Policia po vazhdon veprimet proçeduriale për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim./KosovaPress/