Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në tre raste të ndara ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme e substancave narkotike të llojit mariuhanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë , objektet përcjellëse dhe automjetet pronë e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 588.97 gramë, një peshore elektronike, një celular dhe disa paketime për mbështjellje të cigareve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia për konfiskimin e narkotikëve në Prizren.
Kurse narkotik me sa si më të madhe, policia ka kapur në Pejë, ku tek një i dyshuar ka konfiskuar mbi 8 kg maiuhanë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 8 kilogramë e 319.6 gramë, një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, folie najloni, qese plasmasi për paketim dhe një telefon celular. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Policia edhe tek një i dyshuar tjetër, ka konfiskuar dy qese me substance te dyshuar narkotike te llojit marihuanë, raporton KosovaPress.