Policia e Kosovës sot në fshatin Llaushë të Skenderajt ka konfiskuar një pushkë e gjuetisë.
Sipas një komunikate nga Policia e Mitrovicës me urdhër të Gjykatës, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e personit Q.L., 59 vjeçar, ku gjatë bastisjes është gjetur një pushkë gjuetie dy tytëshe e prodhimit turk, me numër serik 142470, të cilës i kishte skaduar afati i lejes së mbajtjes.
Nga policia si prove materiale është konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe e prodhimit Turk, me numër serik 142470.
Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.L., 59 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në Pronësi, Kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’./KosovaPress/