Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, një pistoletë dhe 21 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/