Aktuale

Konfiskohet një AK-47 në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në oborrin e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pistoletë, 121-fishekë, 25 gëzhoja dhe 1 predhë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info