Aktuale

Konfiskohet arma nga një aheng familjar në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë është arrestuar një 61 vjeçar pasi gjatë një feste familjare ka përdorur armë zjarri.

“Mbi bazën e informacionit veprimet e para policore ishin të orientuara drejt identifikimit të vendit, përkatësisht shtëpisë nga ku janë dëgjuar të shtënat, me ç’rast është bërë e ditur se në atë lokacion kishte aheng familjar, fillimisht në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dy gëzhoja, më pas është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë tytëgjatë, të cilën dyshohet se e ka përdorur i dyshuari”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari S. T., 61 vjeçar, është shoqëruar në Polici, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.