Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar në Kamenicë tri pushkë gjuetie dhe 66 fishekë të kalibrit 12 mm, pas një bastisje që bëri në shtëpitë e dy personave të dyshuar.
Policia njofton sot se pas hetimeve të zhvilluara më 2 qershor 2017, janë intervistuar dy të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.