Gjashtë krerë gjedhe janë konfiskuar në rrugën Zahaç-Vitomiricë, pasi i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument lidhur me prejardhjen e tyre.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit të kamionit të dyshuarit është vërejtur se në kamion ishin të ngarkuara gjashtë krerë gjedhe (lopë) pa asnjë dokument lidhur me prejardhjen e tyre.
Me vendim të prokurorit verifikimi i kafshëve do të bëhet përmes AVUK-ut, ndërsa automjeti së bashku me kafshët konfiskohet./KosovaPress/