Aktuale

Konfiskohen dy thasë me drogë

Policia njofton se në fshatin Qyshk të Pejës janë konfiskuar dy thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 20 kilogramë e 400 gramë, pasi që të njëjtat janë hedhur nga një veturë në lëvizje.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar ngasësi i veturës i cili gjendet në arrati./KosovaPress/