Aktuale

Konfiskohen armë në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë

Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin Bardh i Madh ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar tri armë zjarri.
Një pushkë gjuetie, një pushke gjysmë automatike M48, një pushke automatike AK47, si dhe 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar I. G, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti është intervistuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

the authorE B