Aktuale

Konfiskohen armë ilegale në Mamushë dhe Korishë

Policia e Prizrenit njofton se në dy raste të ndara në Mamushë dhe në fshatin Korishë kanë konfiskuar disa armë pa leje.

Sipas Policisë rreth orës 10 e 30 minuta në fshatin Korishë në kërkim të armëve ilegale është arritur që të identifikohet i dyshuari  B. D, ku  ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, me prejardhje, model dhe kalibër te panjohur, me numër serik 0A2399-87 dhe një karikator të pushkës automatike dhe shtatëmbëdhjetë (17) fishekë kalibër i panjohur.

Po sipas Policisë rreth  orës 19:30 minuta, në Mamushë  në kërkim të armëve ilegale është arritur që të identifikohet i dyshuari H M.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është   gjetur dhe sekuestruar dy armë (pistoleta) të tipit Ekol special 99 e kalibrit 9mm me numër serik EV 12123982,EKO e kalibrit 6mm me numër serik ET-1081069 dhe 6 fishek te kalibrit 6mm, një karikator i zbrazur dhe një këllëf i pistoletës.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. Rastet do të trajtohen në  procedurë të rregullt./KosovaPress/