Njësitet policore kanë konfiskuar nëntë krerë bagëti në fshatin Domarovc të Ranillugut. Për hyrjen e tyre në Kosovë, nuk kishte pasur dokumentacion përkatës. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.
“Fsh. Domarovc, Ranillug 10.12.2019 – 03:20. Njësit policore gjatë kontrollit në një kamion që e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar, kishte nëntë (9) krerë bagëti pa dokumente. Me vendim të prokurorit bagëtia janë konfiskuar dhe është njoftuar AVUK-u”, thuhet në njoftim.