Aktuale

Konfiskohen 50 kilogramë marihuanë, dy të arrestuar

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë një operacioni janë konfiskuar 50 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Policia e Kosovës, me anë të një komunikate njofton se dje është  ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste një person.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kilogramë.   Më pas është  arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.   Është konfiskuar substanca e lartëcekur, katër telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.   Personat e arrestuar në këtë rast janë: A. B. (1975) dhe E. C( 1967).

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.