Aktuale

Konfiskohen 15 kg Marijuanë në Mirditë (Foto)

Policia e Lezhës ka sekuestruar 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë në një shtëpi në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë, si dhe është në kërkim një 40 vjeçar me inicialet T.L

Sipas Policisë, si rezultat i kontrollit , në afërsi të banesës së shtetasit T.L. 40 vjeç, banues në Perlat i Epërm – Mirditë , në një zonë të pyllëzuar, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e fshehur në një bidon plastik.

“Shtetasi T.L. nuk u gjet në banesë, u shpall në kërkim si i dyshuar si posedues i lëndes narkotike dhe punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaPress/