Rajon & Botë

Konfirmon Trump: Nëse zgjidhem President vajza do jetë pjesë e kabinetit (Foto)

Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në 8 nëntor dhe do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vajza e tij Ivanka do të jetë pjesë e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Këtë gjë e deklaroi vetë kandidati republikan, duke përmendur popullaritetin e vajzës 34- vjeçare, gjatë një interviste në Florida me First Coast News.

Trump ju përgjigj pyetjes se cilat femra do përfshinte në listën e tij të ministrave dhe ai u përgjigj, “Të gjithë më thonë zgjidh Ivankën. Është shumë popullore dhe ka bërë gjithmonë mirë. Por ka edhe shumë gra të tjera të talentuara”.