Sot rreth orës 17:30 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku , ku ka gjetur vdekjen një person.
Lajmin për Periskopin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, me ç’rast konfirmoi se të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë.
“Po, në orën 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ku ka humbur jetën një person, nga tre personat sa ishin në veturë”, tha ajo.
Ahmeti tha se është vetëaksidentuar një kamionetë. Ajo konfirmoi se vdekjen e personit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. /Periskopi/