Aktuale

Konfirmon Haradinaj, arrihet marrëveshja për Qeverinë e re, AAK-ja do të ketë 4 ministri dhe 1 zv.kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se kjo parti do të udhëheq me katër ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministër.

“Sapo përmbyllëm një takim me Mustafën dhe me të nominuarin për kryeministër Hotin dhe në arritëm marrëveshjen për krijimin e Qeverisë së re”.

“Kosovën e presin shumë sfida pas pandemisë, ne kemi besim që do t’i kalojmë këto sfida. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në”.

“AAK-ja do të udhëheq me katër ministri dhe me zëvendëskryeministrin e parë. Besnik Tahiri zëvendëskryeministër i parë; Selim Selimi do të jetë ministër i Drejtësisë; Meliza Haradinaj ministre e Jashtme; Ramë Likaj ministër i Arsimit dhe Blerim Kuqi ministër i Zhvillimit Ekonomik”.

the authorGazetaKNN