Rajon & Botë

Konfirmohet se u përdorën armë kimike në Siri

Hetimi i organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen nga armët kimike (OZHO) konfirmoi sot se gjatë sulmit të 4 prillit në krahinën Idlib të Sirisë është përdorur gazi helmues sarin, por ende nuk është vërtetuar se kush është përgjegjës për këtë, njofton Asociated Press.

Sulmi në krahinën e Sirisë Idlib la të vdekur më shumë se 90 persona, ku në mesin e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë dhe shkaktoi reagime të bashkësisë ndërkombëtare kur janë parë xhirime dhe fotografi të situatës pas sulmit e që u emetuan në tërë botën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se për këtë fajin e ka presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad.