Pas largimit nga Kosova, Rita Ora është rikthyer për përgatitjet rreth eventit “Brit Awards 2018”.
“For You” është projekti i fundit nga Rita të cilën do ta performojë në atë ngjarje bashkë me Liam Payne.
“Befasi🎉🎉🎉✨ @liampayne dhe unë do të perfomojmë bashkë në #BRITs!!!!! Qëndroni më 21 shkurt! 💛 #RitaOraBRITs“, ka shkruar Rita.
Përveç Ritës, në “Brit Awards” do të këndojë edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila është e nominuar në pesë kategori. /Lajmi.net/