Një person është vrarë nga të shtënat në një shkollë të mesme në Teksas të ShBA-ve.
Këtë e ka konfirmuar Prokurori i Brewster County në Teksas, Steve Houston, përcjell Express.
Ndërkohë, policia njofton se është në ndjekje të një sulmuesi aktiv i cili ka hapur zjarr në këtë shkollë të mesme.
Scarlet Eldred nga policia ka thënë për AP se nuk ka informacione të tjera për momentin, përveç se një person është plagosur dhe se policia është në ndjekje të sulmuesit aktiv.