Një person i moshës 69 vjeçare ka vdekur në Pishinën e Gërmisë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“ Një person me inicialet B.K i gjinisë mashkull ka mbetur i vdekur në Pishinën e Gërmisë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku i cili ka dal në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Express.