Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar mbajtja e mbledhjes së rregullt të Qeverisë nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Gjatë ditës së sotme, në medie u raportua se nesër kryeministri në dorëheqje do të mbajë mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.Se një mbledhje e tillë do të mbahet për lajmi.net e ka konfirmuar edhe ish-zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
“Po nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë”, ka thënë Gashi për lajmi.net.Ndër pikat e rendit të ditës që mbledhjes së nesërme është edhe emërimi i anëtarëve të bordit të autoritetit civil.Mirëpo, ky veprim i Haradinajt bie drejtpërdrejtë ndesh me Kushtetutën e vendit, e cila saktëson qartë se me dorëheqjen e kryeministrit, Qeveria që udhëhiqet nga ai person rrëzohet e tëra.Pas thirrjes së kësaj mbledhje kanë reaguar edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur si veprim jo ligjor dhe antikushtetues të Ramush Haradinajt.Kujtojmë se javën e kaluar, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.Ndërkaq, dje ai në Hagë është intervistuar nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara mirëpo, Haradinaj ka pranuar që të mbrohet në heshtje. /Lajmi.net/