Aktuale

Konfirmohet: Dialogu Kosovë-Serbi më 16 dhe 17 nëntor, flitet për targat

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel në nivel ekspertësh, është konfirmuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas mediave serbe, temat do të jenë marrëveshja për lëvizjen e lirë që lidhet me targat e veturave, si dhe përgatitja e marrëveshje për menaxhimin e integruar të kalimeve kufitare, transmeton lajmi.net.

Në periudhën e kaluar janë mbajtur disa raunde të dialogut teknik për tema të ndryshme, por palët nuk kishin arritur marrëveshje. Takimi i fundit u mbajt më 19 dhe 20 tetor.