Luana Vjollca po sjell tjetër duet ndërkombëtar.
Luana Vjollca kësaj radhe ka bashkuar forcat me Jay Santos për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Dyshja këto ditë u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ngase po punojnë për të finalizuar xhirimet e videoklipit.
Lajmin për këtë duet e konfirmoi vet ylli latin përmes një postimi në Instagram, ndërsa kënga titullohet “XXX”.
“Faleminderit @philippplein 😎 së shpejti “XXX” me të vetmen @luanavjollca 🎥🇦🇱”, ka shkruar Santos sipër fotografisë së shkrepur në Tiranë.
Kujtojmë se Luana Vjollca ka bashkëpunuar edhe me artistin Faydee për këngën “Yalla Habibi”.