Të gjithë 33 minatorët e bllokuar në një minierë thëngjilli në Kinë, si pasojë e një shpërthimi të gazit, tani janë konfirmuar të vdekur, raportojnë mediat lokale.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar ditë e natë për t’i shpëtuar minatorët pas shpërthimit të së hënës në jugperëndim të rajonit Chongqing, transmeton Express.
E përditshmja kineze “Peiple’s Daily” raporton se të gjithë trupat e viktimave janë nxjerrë nga miniera dhe janë duke u identifikuar.
Vetëm dy minatorët kanë shpëtuar nga një tragjedi.
Incidentet në miniera janë të zakonshme në Kinë, më gjithë përpjekjet që po bëhen për të përmirësuar sigurinë.
Shkaktari i shpërthimit ende nuk dihet./Express/